back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportDonald Trump merr një çmim special nga Infantino

Donald Trump merr një çmim special nga Infantino

Të ngjajshme

Superheronjtë në Pediatri

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në ngjarjen filantropike...

Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën (VIDEO)

Një dron për Benitën ka arritur në shtëpinë më...

Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do të hidhet shorti final i Botërorit 2026.

Çdo gjë është gati, teksa tashmë pritet të mësohet vetëm faza e grupeve dhe për herë të parë, do të ketë 12 grupe me nga 4 ekipe.

Botërori 2026 do të jetë me 48 skuadra, nga të cilat 42 kanë prerë tashmë biletën, ndërsa 6 të tjera mes të cilave edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të luajnë në fazën e play off-it. Gjithsesi këto 6 skuadra që nuk janë të përcaktuara do të përfshihen në short.

Shorti, që do të jetë i ngjashëm me atë që është hedhur edhe më parë, do të nisë me skuadrat e vazos së parë. Vendet pritëse, e dinë në cilin grup do të jenë, Meksika në Grupin A, Kanadaja në Grupin B dhe SHBA në Grupin D. Pjesa tjetër e skuadrave që janë koka serie do të ndahen në grupe. Dy skuadrat e para të renditjes Spanja dhe Argjentina do të kenë rrugëtime paralele. I njëjti princip do të zbatohet edhe  për vendin e tretë dhe të katërt, Francën dhe Anglinë e kështu me radhë.

Kjo metodë ka për qëllim një ndarje më të ekuilibruar dhe të sigurohet që skuadrat më të forta të mos përballen mes tyre përpara një finaleje të mundshme nëse ato fitojnë grupet e tyre respektive. Për skuadrat e vazove 2, 3 dhe 4, pozicionet e tyre në grupe do të vendoset nga një skemë të përcaktuar si në bazë të vazos nga ku dalin si në bazë të grupit ku do të vendosen.

Në se Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të kualifikohen do jenë  në vazon e katërt bashkë me Jordaninë, Kepin e  Gjelbër, Kurasaon, Ganën, Haitin dhe Zelandën e Re.  Kështu në vazon e katërt janë edhe fituesja e playoffit A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja), fituesja e playoffit B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA). Fituesja e playoffit C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA), fituesja e playoffit D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda), fituesja e playoffit ndërkombëtar 1 (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos) dhe fituesja e playoffit ndërkombëtar 2  (Bolivia/Surinami/Iraku).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz