back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeRizvanolli sqaron situatën e tranzitit të energjisë nga EFT: Kompania ka bartur...

Rizvanolli sqaron situatën e tranzitit të energjisë nga EFT: Kompania ka bartur energji nga Mali i Zi në Kosovë dhe nga Maqedonia e Veriut në vendin tonë

Të ngjajshme

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku foli lidhur me çështjet që kanë krijuar paqartësi dhe dezinformata në sektorin e energjisë.

Ajo u fokusua te aktiviteti i kompanisë EFT dhe mënyra se si është përdorur rrjeti energjetik i Kosovës, raporton lajmi.net

Ajo shtoi se EFT ka kaluar energjinë tranzit nga Mali i Zi p%rmes Kosovës në Maqedoni të Veriut.

“Kush ka blerë të drejtën për të shfrytezuar linjat në kufijë të Kosovës për të bartur energji, ju kanë treguar se me 28 nëntor se EFT ka bartur energji nga Mali i Zi në Kosovë dhe nga Maqedonia e Veriut në vendin tonë. Mirëpo KOST i ka analizuar të gjitha të dhënat e plota dhe ka konstatuar se e tërë energjia që ka hyrë në Kosovë nga EFT edhe ka dalë nga Kosova. Pra, EFT e ka shfrytëzuar rrjetin vetëm për tranzit dhe asnjë megavat nuk ka mbetur në Kosovë. Kjo i bie që malli i një kompanie me pronar serb që hynë nga Mali i Zi dhe kalon nga Kosova në Maqedoni të Veriut dhe shitet në Maqedoni të quhet import i Kosovës nga Serbia që është komplet e pa bazë dhe e pa saktë”, tha Rizvanolli./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz