back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaBotëFranca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Leposaviqit nën flamurin dhe simbolet e Kosovës

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal...

Millan Radojeviq betohet si Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së...

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île Longue në Finistère të enjten në mbrëmje, më 4 dhjetor, ku ndodhen nëndetëset me raketa balistike me energji bërthamore, njoftoi xhandarmëria. Baza është streha e sistemit francez të parandalimit bërthamor dhe nëndetëseve me raketa balistike me energji bërthamore (SSBN), u vu menjëherë në alarm.

Rreth orës 19:30 të së enjtes, pesë dronë u identifikuan teknikisht mbi zonën e sigurisë së lartë, e cila ndodhet pranë portit të Brestit. Xhandarmëria dhe forcat detare aktivizuan një operacion të specializuar kundër-dronëve, ndërsa Batalioni i Pushkëve të Marinës, i ngarkuar me mbrojtjen e bazës, ndërmori disa sulme kundër mjeteve ajrore pa pilot.

Mediat francezë bëjnë të ditur se autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi origjinën e dronëve apo nëse janë neutralizuar plotësisht. Fluturimet me dronë mbi këtë zonë të kufizuar nuk janë të rralla. Natën e 17-18 nëntorit u raportua një tjetër dron mbi gadishullin Crozon, megjithëse ai nuk hyri në zonën e instalimeve ushtarake.

Baza Île Longue, një nga objektet më të mbrojtura të Francës, e cila ruhet nga rreth 120 xhandarë detarë që veprojnë në koordinim të ngushtë me marinsat, për të garantuar sigurinë e arsenalit bërthamor francez. Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të aktiviteteve të mundshme të spiunazhit apo provokimeve të tjera ajrore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz