BallinaLajmeAsamblisti serb tenton t’i provokojë asamblistët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, por...

Asamblisti serb tenton t’i provokojë asamblistët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, por ata i përgjigjen: S’frikësohemi, jemi këtu për t’u betuar

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Zhvillime të njëpasnjëshme pati sot në veri të vendit, ku po bëhet betimi i kryetarëve të rinj e që të gjithë janë nga komuniteti serb.

Asamblistët shqiptarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kanë kërkuar nga asamblistët e komunitetit serb, Marko Jakshiq që të mos politizojnë asgjë në mbledhjen solemne për betimin e kryetarit të ri të kësaj komune.

Ata theksuan se nuk frikësohen, por që janë në këtë mbledhje për t’u betuar dhe konstituuar Kuvendin Komunal.

“Nuk ka nevojë kurrgjë me politizu, kemi ardh me u betu në mbledhje solemne, të kryhet kjo procedurë, të respektohet ligji dhe rendi”, thanë ata.

“Ne jemi në qytetin e veriut të Mitrovicës, jemi përzgjedhur nga qytetarët e Kosovës. Jemi këtu për të konstituuar Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, sa i përket policëve, ne nuk frikësohemi e as nuk po shohim ndonjë polic në sallë”,deklaroi asamblistja Aida Doli.

Ky reagim i tyre erdhi pasi njëri nga asamblistët nisi të flasë se si po frikësohen dhe se aty kishte edhe prani të zyrtarëve policorë.

I njëjti asamblist serb, Marko Jakshiq, vendosi sot flamurin e Serbisë në tavolinë, derisa betimi po bëhej në simbolet e Kosovës që janë vendosur në sallë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz