BallinaBotëPutin: Perëndimi e ndezi luftën duke “nxitur” Ukrainën dhe duke organizuar grusht...

Putin: Perëndimi e ndezi luftën duke “nxitur” Ukrainën dhe duke organizuar grusht shteti

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se ishte Perëndimi që e nisi luftën, duke nxitur Ukrainën dhe duke organizuar grusht shteti.

“Ne nuk ishim ata që e nisën këtë luftë”, pohoi Putin.

“Perëndimi e nxiti Ukrainën dhe i mbështeti ngjarjet, duke orkestruar një grusht shteti”, shtoi ai më tej.

Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë do të përbënte një fitore për Rusinë në luftë, Vladimir Putin i tha India Today: “Nuk ka të bëjë me fitoren, siç thatë ju… Rusia është e vendosur, dhe sigurisht që do ta bëjë këtë, për të mbrojtur interesat e saj, për të mbrojtur njerëzit e saj që jetojnë atje, për të mbrojtur vlerat tona tradicionale.”

Putin tha më tej se ndalimi i Kishës Ortodokse Ruse dhe gjuhës ruse në Ukrainë, janë “të gjitha pjesë e një sërë çështjesh të mëdha”.

Duke iu referuar pushtimit dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Putin tha: “Kjo ishte pika që shkaktoi ngjarjet në Krime, të ndjekura nga zhvillimet në Ukrainën juglindore, në Donbas.”

Ai shton: “Operacioni ynë ushtarak special nuk është fillimi i një lufte, por më tepër një përpjekje për t’i dhënë fund një lufte që e ndezi Perëndimi duke përdorur nacionalistët e Ukrainës.”

“Kjo është ajo që po ndodh realisht tani. Ky është thelbi i problemit”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.

“Do ta përfundojmë luftën kur të arrijmë objektivat e vendosura në fillim të operacionit ushtarak special, kur të çlirojmë këto territore. Kaq është e gjitha”, përfundoi Putin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz