BallinaLajmeHargreaves pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas...

Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Të ngjajshme

Jonathan Hargreaves ka deklaruar sot se është takuar në mëngjes me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.

Në njoftimin e tij, ambasadori theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, raporton lajmi.net

Ai gjithashtu u shpreh se shpreson që fushata zgjedhore të zhvillohet qetë dhe pa tensione, duke theksuar se bashkëpunimi paszgjedhor është thelbësor për të mirën e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Ishte mirë që takova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresoja që fushata zgjedhore të shkonte pa probleme me qëllim bashkëpunimin pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, shkroi ai aps takimit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz