BallinaLajmeA është Sami Lushtaku kryetar i PDK-së? – Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit:...

A është Sami Lushtaku kryetar i PDK-së? – Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Është kryetar i degës së Skenderajt dhe anëtar i këshillit drejtues, kaq

Të ngjajshme

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me udhëheqjen e partisë.

Hamza tha në Debat Plus se vendimmarrja në PDK është e qartë dhe institucionale, duke theksuar se ai e ushtron plotësisht mandatin e kryetarit të partisë.

“Kur e jap fjalën, edhe e mbaj fjalën. Bedri Hamza sillet si kryetar dhe në përputhje me rolin e tij si kryetar,” u shpreh Hamza.

Ai ka deklaruar se Sami Lushtaku është kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues.

“Sami Lushtaku është kryetar i degës së Skenderajt dhe anëtar i këshillit drejtues – kaq”, tha Hamza, duke hedhur poshtë pretendimet e Kurtit për strukturën e brendshme të partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz