back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeBerat Rukiqi ironizon deklaratën e Lizë Gashit: 200 mijë qytetarë ikën se...

Berat Rukiqi ironizon deklaratën e Lizë Gashit: 200 mijë qytetarë ikën se s’kanë ditë çka me bo me pare

Të ngjajshme

Visar Hoti rikandidon për deputet nga radhët e LDK-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti do të...

Ulet çmimi i madh, Edi ia heqë 7-mijë euro

Mbrëmjen e sotme, Edit i është ofruar një mundësi...

Albion Rrahmanit gjen golin pas dy muajve

Pas dy muajve pa shënuar, Albion Rrahmani ka gjetur...

Berat Rukiqi i LDK’së ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministres në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mbrëmë në T7 deklaroi se qytetarët e Kosovës s’kanë pasë “kurrë më shumë para” sesa sot.

Rukiqi tha se nëse Kosova paskësh pasur kaq shumë para në katër vitet e fundit, atëherë “rreth 200 mijë qytetarë janë detyruar të migrojnë sepse s’kanë ditë çka me bo me pare”.

Ai thotë se ky “zhvillim i hovshëm ekonomik” po i shtyn qytetarët të ikin nga vendi, duke e lënë Kosovën për të gjetur “një vend me zhvillim ekonomik më normal”.

“Qaq shumë pare paskemi pasur në Kosovë këto 4 vitet e fundit, sa qe rreth 200,000 qytetarë janë detyru me migru. Se s’kanë ditë çka me bo me pare… janë çu e kanë ikë. Nuk po mujna me e duru këtë zhvillim të hovshëm ekonomik në Kosovë. Qu po ikim po e lëshojmë Kosovën me gjet naj vend me zhvillim ekonomik ma normal”, shkroi Rukiqi në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz