back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKush do të rikandidojë e kush u tërhoq? – Këto janë vendimet...

Kush do të rikandidojë e kush u tërhoq? – Këto janë vendimet e disa prej figurave të PDK-së për kandidim në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Të ngjajshme

Ish-deputeti kthehet në garën për parlament

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti do të...

Inspektorati i Punës mbyll një biznes në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar mbylljen e përkohshme...

Çmimi i trajnerit më të mirë për muajin nëntor në Shqipëri i takon një serbi

Ivan Gvozdenović është zgjedhur trajneri më i mirë i...

Ndahet nga jeta gazetari dhe veterani i UÇK-së, Ragip Guraziu

Ka vdekur në moshën 73 vjeçare, Ragip Guraziu, veteran...

Viti 2025 është viti i cili shënohet me numrin më të madh të zgjedhjeve të cilat janë mbajtur. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ato lokale të 12 tetorit, balotazhi i zgjedhjeve lokale më 9 nëntor e tani edhe zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahen më 28 dhjetor.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit vijnë pasi ato të 9 shkurtit nuk sollën rezultatin që pritej, pra formimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përcjellëse.

Pasi Qeveria e Kosovës nuk u formua as pas dy tentativash të VV-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vendosi të shpërbëj Kuvendin e Kosovës dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Këto zgjedhje nuk pritet të sjellin “surpriza”, madje edhe listat me kandidatët për deputetë nuk pritet të ndryshojnë shumë në këto zgjedhje e që parimisht i bie që emrat që u votuan herën e kaluar, do votohen edhe në fundin e këtij dhjetori.

Lajmi.net ka kontaktuar me disa kandidatë për deputetë nga PDK në zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilët nuk kanë arritur ta sigurojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lulzim Nika i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mbante numrin 96, në këto zgjedhje nuk do të kandidoj fare. Ai për lajmi.net ka thënë shkurtimisht “jo”, kur është pyetur nëse do të kandidoj në këto zgjedhje. Ai në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 6 mijë e 756 vota.

Në këto zgjedhje nuk do të kandidoj as Ilirik Musliu. Musliu në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se në këto zgjedhje nuk do të jetë kandidat për deputetë. Ai në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 8 mijë e 898 vota, të cilat nuk i mjaftuan për të zënë një ulëse në Kuvend.

Musliu në zgjedhjet e 12 tetorit ka kandiduar për anëtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku ka fituar dhe për katër vitet e ardhshme do të jetë asamblist në këtë Kuvend Komunal.

I gatshëm për të kandiduar përsëri, është shprehur Hisen Berisha.

Ai për lajmi.net ka thënë se pret nëse partia do të vendos që ai të jetë pjesë e listës, por nëse ata vendosin ai është i gatshëm.

“Unë po, jam potencialisht i gatshëm si person politik. Por, nuk ka ndonjë njoftim zyrtarizues të listës. Prandaj mbetët me u pa se a do jem pjesë e garës. Vlerësimi i Kryetarit është autonom dhe i autorizuar nga KD – si rregull”, ka thënë Berisha për lajmi.net.

Në listë të PDK-së, do të jetë edhe Genc Prelvukaj i cili nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputet nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Po, me shumë mundësi do të jem pjesë e listës”, ka thënë Prelvukaj për lajmi.net.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Prelvukaj kishte marrë 13 mijë e 956 vota.

Në këto zgjedhje, nuk do të jetë kandidat për deputet as ish kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Ai për këtë kishte njoftuar përmes një postimi në Facebook, ditë më parë ka treguar se do të jetë vetëm Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor.

“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore”, kishte shkruar Krasniqi.

Partitë politike kanë kohë deri më 7 dhjetor që të dërgojnë listat e tyre me kandidatë për deputetë në KQZ. Deri tani asnjëra parti politike nuk ka publikuar listat e kandidatëve, duke i lënë ato për ditët e fundit, siç bëhej zakonisht./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz