BallinaLajmeDeklarata e Liza Gashit për mirëqenien financiare nxit reagimin e Musliu-Shoshit: Paret...

Deklarata e Liza Gashit për mirëqenien financiare nxit reagimin e Musliu-Shoshit: Paret i ke ti, jo qytetarët

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë më shumë para sesa dhjetë vjet më parë. Sipas saj, mirëqenia ekonomike e popullatës është rritur, pavarësisht sfidave të viteve të fundit.

Por kjo deklaratë ka nxitur reagimin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e ka cilësuar thënien e zv/ministres si “tallje me qytetarët” që, sipas saj, po përballen me çmime të larta dhe me fenomenin e ikjes masive të të rinjve.

Musliu-Shoshi ka akuzuar Gashin se nuk e njeh realitetin ekonomik të shumicës së familjeve në vend.

“Paret i ke ti, jo qytetarët, se ja ke vjedhë!”, ka deklaruar deputetja, duke e akuzuar zyrtaren e MPJD-së për konflikt interesi në të kaluarën. Sipas saj, Gashi, sa ishte zëvendësministre, u ka dhënë tenderë organizatës Germin, ku vetë kishte qenë drejtuese.

“Kjo nuk quhet konflikt interesi, kjo është hajni e pastër,” ka shtuar Musliu-Shoshi, duke theksuar se qeveria duhet të ndalë propagandën dhe të tregojë më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz