Agim Aliu është betuar sot si kryetar i Komunës së Ferizajt.
Ai ka falënderuar qytetarët e Ferizajt për besimin që i kanë dhënë në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan lajmi.net.
“Ky është nderi i jetës sime, është privilegj i pamat, veshur me përgjegjësi të lartë për t’i shërbyer me ndershmëri, me vizion, me dashuri, qytetit tonë, krenarisë tonë – FERIZAJT. Na priftë e mbara bashkë, për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër, për Ferizajn pa ndalë!”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: