Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Liza Gashit të VV-së e cila tha se “qytetari i Kosovës kurrë nuk ka pas më shumë para”.
Në lidhje me këtë deklaratë, Çitaku ka thënë se Gashi ka thënë ashtu për Martin Berishën e Nagip Krasniqin.
“Ndoshta e ka pasur fjalën për Martinin e Nagipin. Se për pensionistët, që çdo muaj duhet të zgjedhin mes barnave dhe ushqimit, nuk foli. As për mësimdhënësit, që mezi e përmbyllin muajin. As për mjekët, që sot s’kanë as tretës për pacientët e tyre. As për policët, të cilëve po u ndalen edhe shujtat. As për ndërmarrësit e rinj, që luftojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë se sot më shumë para kanë vetëm mafia energjetike, Martini, Nagipi dhe co por jo populli e Kosovë dhe për këtë, Çitaku ka thënë se e dinë të gjithë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: