back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeSupremja e refuzon ankesën e PDK-së ndaj PZAP për rivotimin në Mitrovicë

Supremja e refuzon ankesën e PDK-së ndaj PZAP për rivotimin në Mitrovicë

Të ngjajshme

Krasniqi: Vuk Hamoviçi i ka milionat e siguruara sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt

Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook...

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për...

Limaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me befasi të mira

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka...

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me pretendimet për parregullsi në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, të mbajtur më 9 nëntor 2025.

PDK kishte kërkuar anulimin e votimit në disa vendvotime, duke pretenduar mosankimim të rezultatit preliminar, lirimi të personave pa autorizim në qendra votimi, mospërputhje mes fletëvotimeve dhe nënshkrimeve, si dhe lejim të votimit të votuesve pa dokument identifikimi.
Sipas aktgjykimit të Supremes, PDK nuk ka ofruar asnjë dëshmi materiale që mbështet këto pretendime.

Gjetjet kryesore të Gjykatës Supreme

Gjykata konfirmoi se:

  • Veqimi i personave të paautorizuar në QV ka ndodhur menjëherë dhe nuk ka ndikuar në procesin e votimit.

  • Fotografimi i të dhënave të votuesve nga observatorë ishte i autorizuar sipas vendimit të KQZ-së dhe nuk përbën shkelje.

  • Mospërputhjet eventuale në listat e votuesve nuk u dëshmuan me prova nga ankuesi.

  • Akuza për votim të qytetarëve pa ID nuk u mbështet me asnjë dokumentim.

Gjykata konstatoi se asnjë nga këto pretendime nuk e ka cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe se PZAP kishte shqyrtuar drejt çdo pretendim.

Vendimi

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Kadri Kryeziu, Shqipe Gashi dhe Valdete Daka vendosi:

  • Refuzimin e ankesës së PDK-së si të pabazuar

  • Vërtetimin e plotë të vendimit të PZAP-së, me arsyetimin se nuk ka pasur shkelje që do të ndikonin në rezultatin final të zgjedhjeve.

Me këtë vendim, procesi zgjedhor në Mitrovicën e Jugut konsiderohet i mbyllur në instancën më të lartë zgjedhore.

Vendimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz