Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në konferencën e 10-të të Mjedrës në Kosovë ka vlerësuar lartë suksesin e tyre, duke thënë se Kosova po forcohet nga viti në vit dhe po bëhet më i sigurt në Evropë sa i përket sundimit të ligjit. Pa çka thekson se kjo nuk është një rastësi por rezultat i reformave të qëndrueshme dhe përfshirjes sipas tij reale të të gjitha komuniteteve.
Kurti gjatë fjalimit të tij premtoi se Qeveria në krye me të do të jetë partnere e fermerëve dhe jo spektatore.
“Këtu kemi mbi 350 pjesëmarrës, kjo sallë tregon që frutat e më nuk është kulturë e vogël por është me ndikim. Janë edhe 30 fermerë nga Shqipëria që kanë marrë model fermerët e Kosovës. Kosova e sotme është histori suksesi që po forcohet nga viti në vit një vend më i sigurt në Evropë me sundim të ligjit në rritje kjo performancë nuk është rastësi është rezultat i reformave të qëndrueshme dhe përfshirje reale e të gjitha komuniteteve. Me rritje ekonomike solide sistem financiar të kapitalizuar dhe me paqe dhe siguri. Kjo klime stabiliteti është arsyeja qe sektori i frutave të imta po gjen tregje të reja dhe kontrata afatgjata. Thuhet se sekrete i suksesi në fermë është kombinimi i tokave pjellore dhe politikat e mençura. Sot Kosova ka ngritur një zinxhir të plotë me fruta të imëta nga punishtet në qendrat punese të cilët e kanë shndërruar bashkëpunimin në avantazh për shkak se punojmë më shumë. Dikur rreth 96 për qind i prodhimit tonë eksportohet sot falë rritjes së ndjeshme dhe orientimi drejtë ushqimit të shëndetshëm është eksporti rreth 75 për qind. Familjet tona po konsumojnë më shumë produkte vendore, unë si kryeministër jemi të interesuar t’iu mbështesim më shumë. Shumica e produktit shkon për eksport duke gjeneruar 10 milionë euro”, tha Kurti.
Më tej ai ka premtuar se do jetë partnerë i fermerëve e jo spektator.
“Sipërfaqe e përkushtuar me dredhëza është zgjeruar ndjeshëm, këto nuk janë thjeshtë shifra numra janë histori investimesh janë prova se bashkë mund të kalojmë nga potenciali në performancë. Në këtë rrugë Shoqata Mjedra e Kosovës ka luajtur rol kyç gjithë zi ngjirin me standarde evropiane. Është model i mirë i vlerës së shtuar për të gjitha fushat e ekonomisë sonë. Dua të falënderoj çdo fermerë që zgjohet para agimit, çdo partnerë që hap dyert e tregjeve. Një premtim nga qeveria, do të jem partner jo spektator. E pata pyetur para disa muajve një fermerë si i ke parashikimin e sezonit u përgjigj janë si boronicat fillim janë të errëta pastaj bëhen të ëmbla, ka thënë Kurti”.
U.d. së Ministrit të Bujqësisë, Imri Demelezi, derisa vlerësoi konferencën si të vetmen në bujqësi që ka arritur të mbajë për 10 vite aktivitete, njoftoi se nga janari do të fillojnë konferenca të tjera bujqësore dhe se mbështetja e qeverisë për inovacion e zhvillim do të vazhdojë.
“Është nder i veçantë sot me ju të jem në konferencë konferenca e vetme nga sektori i bujqësisë që i bën 10 vite rrugëtimi tregon 0 vite sfida por më së shumti sukses. Është platformë e nivelit evropian, mjedra si një kulturë e re tregon një histori suksesi dhe shembull edhe për sektorët tjerë. Duke marrë si shembull për përfitime që po marrim nga njëri tjetri duke parë suksesin në sektorin e mjedrave por edhe sektorëve tjera që nga janari do të fillojmë me diskutime për konferencat në bujqësi. Do te jemi të parët në rajon për javën e konferencave të bujqësisë sepse këtë mundësi na fha natyre do të bëjmë investim në inovacion dhe zhvillim. Përkrahja jonë si Qeveri duhet të vazhdojë tutje me fokus të shtuar, falë këtij angazhimi sot bujqësia është e fortë. Mbi 1 milionë hektarë me mjedër. Interesi për këtë kulturë po rritet vazhdimisht fermerët kanë pare qartë se sektori i mjedrës ka stabilitet financiar.
Drejtoresha e Caritas Switzerland, Rita Glavitza, theksoi bashkëpunimin dhjetëvjeçar me fermerët e Kosovës dhe rolin e konferencës si platformë kyçe për inovacion.
Ajo theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm ndodh kur familjet kanë të ardhura të sigurta dhe të rinjtë shohin të ardhme në vendin e tyre.
“Është një privilegj për mua, si përfaqësues i Caritas Switzerland, të jem pjesë e kësaj Konference të 10-të të Mjedrës. Dhjetë vjet janë një moment i rëndësishëm. Në bujqësi, një dekadë nuk është thjesht një masë kohe, por një masë qëndrueshmërie. Ajo përfaqëson 10 cikle mbjelljeje, 10 sezone korrjesh dhe 10 vite përballimi sfidash së bashku. Që nga konferenca e parë e Mjedrës, Caritas Switzerland ka qenë krenare të ecë në këtë rrugëtim me fermerët e Kosovës. Konferenca e parë u organizua nga Caritas. Ne e kemi parë këtë ngjarje të rritet nga një mbledhje e vogël në platformën e fuqishme të shkëmbimit dhe inovacionit që shohim sot në këtë sallë.
Në Caritas Sëitzerland, misioni ynë është i qartë: Ne besojmë se zhvillimi i vërtetë ndodh kur një familje ka një të ardhur të qëndrueshme dhe kur të rinjtë shohin një të ardhme për veten e tyre pikërisht këtu në vendin e tyre, në komunitetet e tyre”, ka shtuar ajo.