back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeVengu: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – nevojë strategjike

Vengu: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – nevojë strategjike

Të ngjajshme

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar...

Dëshmitari në gjyqin ndaj Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur kritere favorizuese për kaldajën A5

Në seancën gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike...

Dula: Sot afati i fundit për dorëzimin e komenteve në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit...

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është nevojë strategjike.

Këto deklarata, ministri shqiptar i bëri në Ministerialin e Kartës së Adriatikut në Sarajevë, një forum që bashkon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pesë vende të Ballkanit Perëndimor.

Ai përmendi edhe sfidat e kërcënimet me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor ka ende shumë sfida të trashëguara dhe kërcënime të reja, të cilat kërkojnë partneritet më të ngushtë, investime në kapitalin njerëzor, në mbrojtje kibernetike, në industri, në pajisje dhe sisteme të përbashkëta.

Me SHBA-në besojmë se kjo nismë rajonale është një platformë e domosdoshme, e cila duhet të orientohet drejt bashkëpunimit më efektiv në dobi të rritjes së qëndrueshmërisë së çdo vendi pjesëmarrës”, tha ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz