Raportohet se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2026.
Sipas The Athletic, klubi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën sulmuesit polak, e cila skadon pas sezonit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Barcelona pritet të nisë një fazë rinovimi në repartin ofensiv dhe largimi i Lewandowskit shihet si pjesë e këtij tranzicioni. Sezoni 2025/26 pritet të jetë i fundit për të në “Camp Nou”.
Lewandowski ka qenë njëri nga golashënuesit kryesorë të klubit, por Barcelona synon të investojë në lojtarë më të rinj për të ardhmen./lajmi.net/