Autoriteti Aeronautik i Venezuelës ka marrë një kërkesë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të rinisur fluturimet e riatdhesimit të migrantëve nga ai vend në Venezuelë.
Kështu bëri me dije Ministria e Transportit, në një deklaratë të martën.
“Një fluturim i “Eastern Airlines”, që fluturonte nga Phoenix-i, është autorizuar të ulet në Maiquetia, pranë Karakasit”, shtoi ministria.
Fluturimet e riatdhesimit kishin ndodhur dy herë në javë, por qeveria venezueliane tha gjatë fundjavës se komentet e Trumpit, se hapësira ajrore venezueliane duhet të konsiderohet e mbyllur dhe shpërthimi i tij i fundit në rritjen e tensioneve midis dy vendeve, përbënin një ndalesë të njëanshme të fluturimeve.
Komentet e Trumpit të shtunën se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet “e mbyllur në tërësi” shkaktuan ankth dhe konfuzion në Karakas, ndërsa administrata e tij rrit presionin mbi qeverinë e Maduros.
Qeveria e Venezuelës ka thënë më parë se gati 14,000 venezuelianë ishin kthyer në shtëpi nga SHBA-të me fluturimet midis shkurtit dhe nëntorit, mes masave të ashpra të administratës Trump kundër imigracionit në SHBA.