back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeRama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe...

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum prestigjioz që mbledh liderë politikë europianë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.

Rama ishte i ftuar nderi në këtë aktivitet, ku drejtoi një nga panelet kryesore të konferencës, si edhe kontribuoi në pjesën e konkluzioneve përfundimtare, shkruan ATSH.

Në postimin e tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij forumi të nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.

“Ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkroi Rama, duke ndarë pamje nga aktiviteti në Vjenë.

Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz