back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeKurteshi i LVV-së kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Kurteshi i LVV-së kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Të ngjajshme

Kurti në Oslo, tregon arsyen pse nuk po bashkëpunon me PDK-në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk...

Putin “selam” Evropës: Nëse doni luftë, Rusia është gati

Presidenti i rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nëse...

I dyshuari që theri të fejuarën e tij është pjesëtar i FSK-së

I dyshuari për therjen e të fejuarës së tij...

Në mbledhjen që është duke u mbajtur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe.

“Jam kundër rekomandimit për certifikimin e Listës Srpska”, tha Kurteshi.

Nga ana tjetër, anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, u shpreh se subjektet politike të regjistruara nuk kanë nevojë për vendim shtesë për t’u certifikuar.

“Unë konsideroj se, në bazë të ligjit dhe rregullores për certifikimin e subjekteve politike, ato që janë të regjistruara pranohen automatikisht dhe nuk ka nevojë për vendim të KQZ-së. Po ashtu kam një çështje tjetër që lidhet me subjektet politike që kanë qenë në koalicione; ato është dashur t’i kryejnë të gjitha obligimet dhe të drejtat që iu takojnë. Po flas për Nismën dhe AAK-në që kanë qenë parti të regjistruara”, tha Elshani.

Edhe anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi, theksoi se ligji e trajton qartë çështjen e certifikimit.

“Dua t’i parafrazoj kolegët, por po sfidohen rekomandimet e zyrës dhe kjo është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Siç e thotë neni 16, pika 3, partitë e regjistruara janë automatikisht të certifikuara. Rrjedhimisht, për mua të gjitha subjektet politike janë të certifikuara. Do të doja ta përfillnit këtë ligj, ose të trajtohen subjektet një nga një”, u shpreh Gashi.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, sqaroi çështjen e partive që kanë qenë pjesë e koalicioneve.

“Lidhur me koalicionet, e kemi trajtuar qartë. Neni 19 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, paragrafi 5, thotë se subjekti politik që është anëtar i koalicionit pas përfundimit të mandatit e gëzon të drejtën e fituar para themelimit të koalicionit. E drejta e AAK-së para themelimit të koalicionit ka qenë se ka qenë subjekt parlamentar dhe, si e tillë, AAK përjashtohet nga pagesa e certifikimit dhe mbledhja e nënshkrimeve”, tha Buzhala.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz