back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeParlamenti Italian nderon familjen Hertica për kontributin në arsimin shqip gjatë okupimit

Parlamenti Italian nderon familjen Hertica për kontributin në arsimin shqip gjatë okupimit

Të ngjajshme

Mehmet Ali Hertica, në emër të familjes Hertica në hapësirat e Parlamentit Italian ka pranuar mirënjohjen “The Universities Network Award 2025” nga “Universities Network for Children in Armed Conflicts”, të cilët çdo vit zgjedhin dhe nderojnë me mirënjohje personalitete të veçanta nëpër botë.

Kjo mirënjohje  i është dhënë  për kontributin që familja Hertica ka dhënë për arsimin shqip gjatë viteve 90’ta, gjegjësisht për shtëpitë shkolla.

Lajmin e ka bërë të ditur Fadili, djali i Mehmet Aliut, i cili ka thënë se  ky vlerësim ndërkombëtar, është vlerësim e mirënjohje për secilin e secilën që kontribuoi në forma të ndryshme për liri e pavarësi.

“Vetorganizimi i arsimit shqip në Kosovën tonë, ishte vetëm një segment i Rezistencës Aktive Paqësore, e cila ruajti dinjitetin dhe identitetin tonë, e prirë nga Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

Ndërsa  ka thënë se është nder i jashtëzakonshëm që çmimi familjes Hertica, iu nda me 2 dhjetor, në ditëlindjen e presidentit hostorik Ibrahim Rugova.  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz