Visar Bekaj ka marr një vendim të papritur.
Gardiani kosovar përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar largimin nga skuadra turke, Hatayaspor, shkruan IndeksOnline.
Bekaj për dy vite e gjysmë ishte pjesë e Hatayaspor.
“Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluar bashkë!
Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre fantastikë.
Një falënderim i veçantë për tifozët dhe stafin teknik për mbështetjen gjatë gjithë kohës sime këtu.
I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen.”, ka shkruar Bekaj./IndeksOnline/