Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur të fuqizohet sa i përket zgjedhjeve të ardhshme.
AAK vendosi që të kandidoj si parti e vetme, pa koalicion në zgjedhjet e dhjetorit.
E në media tanimë është raportuar se ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku do të jetë pjesë e listës kandiduese nga kjo parti.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga lideri i AAK-së, apo nga vetë Çeku- siç duket partia po angazhohet që të marrë figura të rëndësishme të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme./Lajmi.net/