back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajme30 të dyshuar për dhunë në familje po vëzhgohen nga policia

30 të dyshuar për dhunë në familje po vëzhgohen nga policia

Të ngjajshme

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Rina e sfidon veten me kickbox

Rina Balaj ka surprizuar fansat me një hobi të...

David Byrne: Një koncert që rikthen besimin tek njerëzimi

David Byrne rikrijon edhe një herë mundësitë e koncertit...

Në dhjetor të vitit të kaluar, këta byzylykë elektronikë nisën të vendosen te personat e dyshuar për dhunë në familje dhe viktimat e kësaj vepre.

E vetëm në periudhën kohorë janar – shtator të këtij viti, 30 personave iu vendosën pajisje të tilla.

“Të gjithë këta persona janë të gjinisë mashkullore dhe të gjithë kanë qenë të përfshirë në raste të ‘dhunës në familje’. Gjatë kësaj periudhe të monitorimit reagimi i policisë në raste të shkeljeve ka qenë i menjëhershëm dhe është vepruar në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin në rajonin e Prishtinës ka më së shumti persona nën këtë lloji monitorimi”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Kjo po mirëpritet nga ish-eprori i Policisë, Refki Morina i cili thotë se ka efekte pozitive në uljen e rasteve të dhunës në familje.

“Është duke u përdorë në bazë të rregullave dhe në mënyrë profesionale për arsye se ajo vepron në bazë të një GPS e cila vendoset dhe dmth personeli është i trajnuar në mënyrë që të reagojë në rastet kur ai jep shenjë kur sulmuesi po i afrohet viktimës. Prandaj është i suksesshëm, por gradualisht profesionalizmi rrjedhë me praktikën e vazhdueshme të pjesëtarëve të Policisë, sidomos të departamentit për dhunë në familje”, thotë Morina.

E nga Rrjeti i Grave të Kosovës thonë se është lajm i mirë monitorimi elektronikë i të gjithë personave të dyshuar.

“Ka shumë raste të dhunës në familje që nuk janë duke u vendosur bylyzykët, nuk është duke u dhënë vendimi prej Gjykatave për me vendosë byzylykun edhe për mbikëqyrje më të mirë të zbatimit të urdhrave mbrojtës. Ky vendim i vendosjes së bylyzykëve na vjen si rrjedhojë e vrasjeve të grave të cilat kanë qenë me urdhër mbrojtje, duke filluar nga Diana Kastrati dhe përfundu te Hamide Magashi”, shprehet Besarta Breznica nga RrGK.

Këtë javë në Kosovë është bërë hapja e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz