back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmePZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Murati: Me deklarata LDK-ja e kërkon votën...

PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Murati: Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për të rrëzuar vendimin e KQZ-së për votimin e diasporës jashtë ambasadave e konsullatave.

Ai ka pyetur se pse LDK është kaq kundër diasporës, pasi LDK kishte bërë ankesë në PZAP në lidhje me këtë vendim të KQZ-së.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofru hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë me e pasë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit. LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së. Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz