back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeGuxo pas zyrtarizimit të koalicionit me VV-në: Reflekton vullnetin tonë të përbashkët...

Guxo pas zyrtarizimit të koalicionit me VV-në: Reflekton vullnetin tonë të përbashkët për të vazhduar rrugën e reformave të mëdha

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Partia Guxo ka njoftuar se dje, kanë mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku kanë vendosur që në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të jenë pjesë e koalicionit të përashkët me LVV dhe Alternativën.

“Ky vendim reflekton vullnetin tonë të përbashkët për të vazhduar rrugën e reformave të mëdha, rrugën e ruajtjes së sovranitetit të vendit me çdo kusht, rrugën e sundimit të ligjit e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit, rrugën e punës së ndershme dhe të angazhimit për një qeverisje të përgjegjshme ndaj qytetarëve tanë. Kemi bërë shumë punë të mira e shumë punë të mëdha për vendin, por na presin edhe shumë të tjera, sidomos në drejtësi, arsim e zhvillim, për të cilat me partnerët tanë, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Alternativa, jemi gati dhe mezi presim të rifillojmë”, kanë thënë nga Guxo.

Ata kanë falenderuar të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, për diskutimet dhe kontributin e tyre si dhe për frymën e hapur e demokratike që ka karakterizuar mbledhjen.

“Me vizion të qartë e me vullnet, guxim e vendosmëri vazhdojmë punën e përpjekjet për Republikën e Kosovës!”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz