back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeBashkimi Evropian thotë se me 2026 nisin punimet të financuara nga ta...

Bashkimi Evropian thotë se me 2026 nisin punimet të financuara nga ta për instalimin e filtrave në Kosova B

Të ngjajshme

UEFA gjobit Galatasarayn, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta gjobisë skuadrën e Galatasarayt. Kjo për...

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka konfirmuar se instalimi i filtrave të rinj në Termocentralin “Kosova B” do të nisë në prill të vitit 2026, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e projektit.

Siç thuhet në njoftim, Investimi, i financuar nga BE-ja, synon uljen e konsiderueshme të emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në mbarë Kosovën dhe më gjerë në rajon.

Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe mbrojtjes së mjedisit.

Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se mbeten partneri kryesor i Kosovës, me 3.7 miliardë euro investime që nga viti 1999.

“Me kushtet e përmbushura, punimet për instalimin e filtrave të financuar nga BE-ja në Termocentralin Kosova B  do të fillojnë në prill 2026. Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit – NOx –  dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit  në të gjithë Kosovën dhe rajonin. Me 3.7 miliardë euro të investuara në  Kosovë që nga viti 1999,  BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz