back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeMurati me akuza ndaj partive për bllokim të buxhetit: Menduan se fajin...

Murati me akuza ndaj partive për bllokim të buxhetit: Menduan se fajin do t’ia linin Kurtit, por qytetarët nuk do ta harrojnë

Të ngjajshme

Aksident i lehtë trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një aksident i lehtë trafiku ka ndodhur sot në...

AKB: Nafta mbi 100 dollarë për fuçi – alarm për ekonominë e Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim për rritjen...

Video e Loredanës me Karimin, por ky detaj në çifteli mori gjithë vëmendjen

Loredana Zefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një...

Bie numri i vizitorëve në hotele, ASK: Rënia e përgjithshme është për 3,2%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka...

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar sërish për mosvotimin e disa prej dokumenteve kryesore financiare në Kuvend, duke e cilësuar veprimin e ish-opozitës si tentim për bllokim të shtetit.

Përmes një postimi, Murati ka thënë se opozita ka refuzuar të votojë 4 miliardë euro buxhet për vitin 2026, 1 miliard euro marrëveshje ndërkombëtare, buxhetin e tri komunave për vitin 2025 dhe buxhetin e RTK-së.

Sipas ministrit në detyrë partitë opozitare nuk kanë pasur vërejtje për përmbajtjen e dokumenteve financiare, por kanë synuar që siç thotë ai, “duke e bllokuar shtetin e duke i lënë qytetarët pa paga, faji do t’i mbetej Albin Kurtit”.

Murati u shpreh se ky veprim “destruktiv” nuk do të harrohet nga qytetarët.

“Qytetarët do ta mbajnë mend këtë veprim të partive opozitare dhe do t’ua tregojnë vendin me votë më 28 dhjetor”, ka shkruar ai.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz