back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Shpat, do ta bëjmë atë duet në botë tjetër”, përlotet Arif Ziberi...

“Shpat, do ta bëjmë atë duet në botë tjetër”, përlotet Arif Ziberi i “Elita 5” gjatë fjalimit të tij

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Ceremonia mortore për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi po mbahet sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku dhjetëra familjarë, miq, kolegë dhe artdashës janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit që ndërroi jetë katër ditë më parë.

Atmosfera në sallë është e rënduar nga dhimbja, ndërsa momentet më prekëse erdhën nga fjalimi i Arif Ziberit, anëtarit të grupit “Elita 5”.

I tronditur dhe me zërin që i dridhej nga lotët, Ziberi kujtoi Shpatin si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një artist të dashur për publikun.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh: “Unë jam i sigurt që Shpati gjendet në një botë shumë më të mirë se kjo, dhe i premtoj, Shpat, do të realizojmë atë duet në botën tjetër, të jesh i sigurt”.

Arkëmorti i Shpat Kasapit ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa nën tingujt e heshtjes, nëna dhe familjarët e tij po prisnin radhazi të gjithë ata që kishin ardhur për t’i shprehur ngushëllimet.

Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër.

Varrimi i tij do të kryhet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Tetovës, vendlindja e tij.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz