back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaSportIshte tejet i dëshpëruar, Hansi Flick dhe Raphinha po bisedonin diçka pas...

Ishte tejet i dëshpëruar, Hansi Flick dhe Raphinha po bisedonin diçka pas ndeshjes… trajneri gjerman zbulon të gjitha

Të ngjajshme

Rina e sfidon veten me kickbox

Rina Balaj ka surprizuar fansat me një hobi të...

David Byrne: Një koncert që rikthen besimin tek njerëzimi

David Byrne rikrijon edhe një herë mundësitë e koncertit...

Franca do të dërgojë në Mesdhe aeroplanmbajtësen e vetme që zotëron

Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj...

Një ekspozitë për jetët e humbura trans

Mes viteve 2021 dhe 2025, artisti zezak jobinar Sage...

Skuadra e Barcelonës ariti fitore të vështirë 3:1 ndaj Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Trajneri gjerman, Hansi Flick u kap nga kamerat e DAZN-it tejet i dëshpëruar pas ndeshjes, përkundër fitores, shkruan Indeksonline

Ishte braziliani Raphinha që shkoi për të biseduar me Hansi Flick, i cili ishte i “shtangur” dhe i ulur në stol.

Në konferencë për media, trajneri gjerman mori pikërisht pyetjen nga gazetarët në lidhje me atë se çfarë biseduan me Raphinhan.

Kamerat tona ju kapën duke folur me Raphinha-n — çfarë po i thoshit njëri-tjetrit?”

Flick: “Nuk jam i sigurt nëse duhet ta them këtë… por sinqerisht, ai më tha të njëjtën gjë që i thashë edhe unë: do të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme.

“Kjo ishte e gjitha — i njëjti mesazh, i përsëritur me bindje.”

“Të dy në të njëjtën faqe. Të dy kërkonin më shumë.”

Kujtojmë që Barcelona është në pozitën e parë me 34 pikë, dy më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak (32)./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz