back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajme“Shkoni në ferr”- I plagosuri i grabitjes së vitit 2018 reagon ashpër...

“Shkoni në ferr”- I plagosuri i grabitjes së vitit 2018 reagon ashpër ndaj sistemit të drejtësisë pas dënimit prej vetëm 5 vitesh

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Asllan Asllani, i cili mbeti i plagosur rëndë në tentim-grabitjen e 19 janarit 2018 në këmbimoren “Euro-Këmbimi”, ka reaguar ashpër sot pas shpalljes së dënimit ndaj njërit prej të pandehurve në këtë rast.

Ai e quan vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan “zhgënjim të thellë ndaj sistemit të drejtësisë”.

“Asnjëherë kjo gjykatë nuk u mor me pasojat e mia shëndetësore,” ka deklaruar Asllani, duke kujtuar plagët që mori nga sulmi i katër personave të armatosur rëndë, të cilët tentuan grabitjen në vendin e tij të punës. “6 muaj pa mundur të eci drejt, terapi të përhershme, plagë mbi 30 cm në gjoks dhe dëmtime të brendshme vetëm 1 cm larg aortës,” thotë ai.

Asllani rikujton se gjatë arratisjes së autorëve, “njëri nga agresorët humbi kapelën brenda automjetit të vjedhur – automjet që, për ironi, ishte pronë e një polici”. Hetimet, sipas tij, konfirmuan se ADN-ja e të pandehurit V.S. përputhej me provën e gjetur në kapelë. “Një provë e pakontestueshme dhe direkte,” shkruan ai.

Pavarësisht kësaj, V.S. u dënua me vetëm 5 vjet burg. Asllani reagoi ashpër.

“Sot përjetova edhe një herë zhgënjimin e thellë ndaj sistemit të drejtësisë.”, tha ai.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe rastin e grabitjes së transportuesit të parave në Parallovë të Gjilanit më 19.09.2021, për të cilin thotë se “më vonë u lidh me të njëjtit persona të përfshirë në tentim-grabitjen ku unë u plagosa”.

Asllani thekson se në vitin 2024 Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve për grabitje të rëndë: D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M. Por ai ngre pyetjen: “Si është e mundur ky dënim, kur vetë Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënime shumë më të rënda?”

Ai citon nenet 317, 367 dhe 366 të Kodit Penal, duke theksuar se “vetëm për armëmbajtje pa leje dënimi minimal është 3 vjet”.

“Si është e mundur që për një tentim-grabitje të armatosur, ku kam mbetur i plagosur rëndë dhe ku ekziston provë direkte e ADN-së, Gjykata shqipton vetëm 5 vjet burg?”, shkruan ai.

Tutje ne fund ai e ka permbyllur shkrimin e tij me një reagim të ashpër për sistemin e drejtësisë së Kosovës.

“Shkoni në ferr. Ndoshta aty e gjeni veten, sepse deri tani nuk e keni kuptuar fare. Turp!”, ka shkruar Asllani.

VIDEO

Postimi i plotë:

REAGIM

Unë, Asllan ASLLANI, i plagosur rëndë në ngjarjen e 19.01.2018, ku së bashku me kolegun tim Visar Morinën ishim në vendin e punës në këmbimore “Euro-Këmbimi”, sot përjetova edhe një herë zhgënjimin e thellë ndaj sistemit të drejtësisë.

Në atë ditë, katër persona të armatosur rëndë (dy me kallashnikov dhe dy me armë të shkurtra) tentuan të grabisnin pikën e këmbimit valutor. Gjatë arratisjes së tyre unë mbeta i plagosur rëndë. Njëri nga agresorët humbi kapelën brenda automjetit të vjedhur – automjet që, për ironi, ishte pronë e një polici.

Më 19.09.2021 ndodhi grabitja e transportuesit të parave në Parallovë të Gjilanit, rast që më vonë u lidh me të njëjtit persona të përfshirë në tentim-grabitjen ku unë u plagosa.

Në vitin 2024, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve për grabitje të rëndë:
• D.G
• M.L
• K.Xh
• A.B
• V.S
• N.M

Gjatë hetimeve u konfirmua se ADN-ja e të pandehurit V.S. përputhej plotësisht me provat e gjetura në kapelën e mbetur në vendin e ngjarjes – një provë e pakontestueshme dhe direkte. Megjithatë, V.S. asnjëherë nuk ka treguar se me kë ishte në tentim-grabitje, duke mos bashkëpunuar as me Hetuesinë e as me Prokurorinë.

Sot, Gjykata Themelore në Gjilan shqiptoi ndaj tij dënim prej vetëm 5 vitesh burg. Dhe pikërisht këtu fillon absurditeti i drejtësisë sonë.

Si është e mundur ky dënim, kur vetë Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënime shumë më të rënda?

Neni 317 – Grabitja e rëndë / Tentim-grabitja me armë
Parashikon dënime dukshëm më të larta kur vepra kryhet me armë, në grup dhe kur shkaktohen pasoja të rënda trupore.

Neni 367 – Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm
Ky nen e rëndon edhe më shumë dënimin kur arma përdoret gjatë kryerjes së veprës penale.

Neni 366 – Armëmbajtja pa leje
Dënimi minimal për këtë vepër është 3 vjet burg, edhe kur nuk kryhet ndonjë vepër tjetër. E aq më tepër kur kemi tentim-grabitje të armatosur, përdorim të armëve të gjata, automjet të vjedhur dhe plagosje të rëndë.

Pra, vetëm për armëmbajtje pa leje dënimi minimal është 3 vjet. Si është e mundur që për një tentim-grabitje të armatosur, ku kam mbetur i plagosur rëndë dhe ku ekziston provë direkte e ADN-së, Gjykata shqipton vetëm 5 vjet burg?

Asnjëherë kjo gjykatë nuk u mor me pasojat e mia shëndetësore: 6 muaj pa mundur të eci drejt, terapi të përhershme, plagë mbi 30 cm në gjoks dhe dëmtime të brendshme vetëm 1 cm larg aortës.

Gjithmonë e kam dashur këtë vend. Kam kontribuar për Kosovën në kohët më të vështira, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Por sot jam thellësisht i zhgënjyer. Kjo nuk është drejtësi dhe nuk mund të quhet drejtësi.

Në fund, kam një mesazh për sistemin e drejtësisë:
Shkoni në ferr. Ndoshta aty e gjeni veten, sepse deri tani nuk e keni kuptuar fare. Turp!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz