back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajme28 Nëntori: Kurti as në Vlorë e as në Prekaz

28 Nëntori: Kurti as në Vlorë e as në Prekaz

Të ngjajshme

Rogerti lë shtëpinë e BBVA-së

Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP...

Vllasi: Presidenti të zgjidhet tani, shkuarja në zgjedhje të reja çmenduri!

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka...

Çfarë e pret Kosovën nëse nuk zgjedhet deri të enjten presidenti? Flet njohësi Krasniqi

Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në...

“Ndjesë motrës së Mateos”

Një përplasje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, këtë vit nuk ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, as në aktivitetet zyrtare të organizuara nga Shqipëria, e as në ngjarjet përkujtimore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prekaz dhe Boletin.

Në vend të tij, drejtimin e delegacioneve në Prekaz dhe Boletin e morën ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi. Ndërsa në Vlorë, delegacioni i LVV-së u përfaqësua nga Donika Gërvalla.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur Kurti kishte marrë pjesë si në Prekaz, ashtu edhe në ceremoninë zyrtare në Vlorë, këtë herë ai ka zgjedhur të uronte vetëm përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’: “Në këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë edhe flamur yni kombëtar. Kështu nisi rrugëtimi i nëntorëve tanë, që erdhën e u lidhën si hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm, duke shënuar jo vetëm data kalendari, por edhe rrugën e lirisë sonë”, shkroi Kurti.

Ai kujtoi gjithashtu lindjen e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, më 28 nëntor 1955, si dhe daljen e parë publike të UÇK-së më 28 nëntor 1997.

“Gjithë këto përpjekje, luftëra dhe flijime të atdhetarëve shqiptarë ndër shekuj janë kurorëzuar sot me Shqipërinë e pavarur dhe me Kosovën e pavarur”, theksoi Kurti.

As Kurti, as ndonjë zëdhënës i Qeverisë në detyrë nuk kanë dhënë arsyen e mungesës së tij në aktivitetet për nder të Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes së parë të UÇK-së, ku çdo vit krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz