back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeVasfije Krasniqi me mesazh emocional: S’dua varrim tradicional, as ceremoni e foto...

Vasfije Krasniqi me mesazh emocional: S’dua varrim tradicional, as ceremoni e foto në rrjete sociale kur të vdes

Të ngjajshme

Mustafa pas mbledhjes së GP të LDK-së: Zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së Grupit...

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shpreh shqetësimin...

​Shtrenjtohet nafta, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron pasoja ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin...

Ish-deputetja, Vasfije Krasniqi, ka ndarë një mesazh emocional në llogarinë e saj në Facebook.

E njohur si gruaja që doli publikisht për të rrëfyer tmerrin e përjetuar nga dhuna seksuale gjatë luftë së fundit në Kosovë, Vasfija ka një mesazh për të gjithë: s’dëshiron varrim tradicional e as të pame, në ditën kur të vdesë.

“Nuk dua foto nëpër rrjete sociale, statuse dramatike, intervista familjarësh, as “klikime” me emrin tim.

Nëse s’ke qenë pjesë e jetës sime, s’ke nevojë të jesh as pjesë e kujtimit tim” shkroi ajo.

Ky është postimi i saj:

Një ditë, kur të mos jem më,

Nuk dua varrim tradicional. Nuk dua të pame. Nuk dua vizita, ngushëllime, radhë njerëzish as ceremoni që bëhen nga zakoni e jo nga zemra.

Dua kremacion, dhe vetëm një memorial të vogël, me më pak se 10 persona — njerëzit që vërtet kanë qenë pranë meje gjatë jetës, jo ata që kujtohen vetëm kur vjen koha për t’u dukur.

Nuk dua foto nëpër rrjete sociale, statuse dramatike, intervista familjarësh, as “klikime” me emrin tim.

Nëse s’ke qenë pjesë e jetës sime, s’ke nevojë të jesh as pjesë e kujtimit tim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz