back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajme​“Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë”, mesazhi nga Lugina

​“Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë”, mesazhi nga Lugina

Të ngjajshme

UEFA gjobit Galatasarayn, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta gjobisë skuadrën e Galatasarayt. Kjo për...

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si ditën kur “u ndez përjetësisht drita e lirisë shqiptare”.

Kamberi ka shkruar në Facebook se kjo festë përfaqëson lidhjen mes së kaluarës heroike dhe aspiratave për të ardhmen.

“Sot zemrat tona rrahin më fort, sepse kujtojmë ditën kur e shkuara jonë heroike takon të ardhmen. Flamuri kuqezi na kujton se jemi një komb me shpirt të madh, të kaluar në sakrifica të shumta, por me krenari të pathyer,” shkroi ai.

Kamberi uroi që flamuri shqiptar të valojë kudo ku jetojnë shqiptarët, duke shtuar se uniteti dhe dinjiteti janë kyçe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

“Të valojë flamuri ynë i shenjtë në çdo shtëpi, në çdo zemër dhe në çdo cep të botës ku jetojnë shqiptarët. Me unitet dhe dinjitet mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë,” përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz