BallinaLajmeSindikata e RTK-së paralajmëron grevë pa afat

Sindikata e RTK-së paralajmëron grevë pa afat

Të ngjajshme

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Greva e paralajmëruar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) po vazhdon të zhvillohet sipas planifikimit. Sindikata ka kërkuar nga të gjithë punonjësit që ta respektojnë grevën plotësisht.

Për dy orë rresht, nga ora 11:00 deri në 13:00, në të gjitha sektorët e RTK-së nuk duhet të kryhet asnjë aktivitet pune. Sindikata ka bërë të ditur se çdo presion, ndërhyrje apo tentativë për ta bojkotuar grevën duhet të raportohen menjëherë në adresën zyrtare të email-it. Sipas saj, Ligji për Sindikatat dhe Ligji për Grevat ndalojnë reptësisht çdo formë presioni ndaj punëtorëve, ndërsa çdo rast do t’i raportohet organeve të rendit.

Ndërkohë, sot nga ora 12:00 pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Nëse gjatë mbledhjes përmendet RTK, është kërkuar që pjesa që lidhet me transmetuesin publik të transmetohet.

Sindikata ka rikonfirmuar se greva do të vazhdojë deri në momentin kur të alokohet buxheti për RTK.

Kërkesat e punonjësve të RTK-së për sigurimin e buxhetit të qëndrueshëm janë ngritur prej kohësh, ndërsa sindikata ka paralajmëruar disa herë se mungesa e financimit po cenon funksionimin normal të transmetuesit publik. Në muajt e fundit, negociatat me institucionet përgjegjëse nuk kanë sjellë rezultate konkrete, duke e shtyrë sindikatën të ndërmarrë masa të grevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz