BallinaLajmeIsh-këshilltari i Kurtit dështon të anëtarësohet në PDK: Përkundër përpjekjeve të pashtershme...

Ish-këshilltari i Kurtit dështon të anëtarësohet në PDK: Përkundër përpjekjeve të pashtershme në 48 orët e fundit, nuk arrita

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, ka shprehur dëshirën e tij të anëtarësohet në PDK.

Ai ka treguar se një përpjekje të tillë ai e ka bërë në 48 orët e fundit, por nuk ka pasur sukses.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se zyra e degës së PDK-së në Prishtinë ishte e mbyllur.

“Ndoshta nuk ju besohet, por ne 48 oret e fundit perkunder te gjitha perpjekjeve te pashtershme, nuk arrita te anetaresohem ne Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Shpreha vullnetin qe t’filloj rrugetimin tim politik, si anetar i zakonshem ne degen e Prishtines. Pa shoë, pa spektakel, pa pretendime per t’u perfshire ne listat zgjedhore per zgjedhjet nacionale. Me te vetmin qellim qe me djem dhe vajza (nese ka mbete naj aktivist/e), qe sikur ne vitin 2007 me dal me hjeke do berllog, me pastru naj park, nenkalim, rrugice. Me e bo jeten ne Prishtine te jetueshme, pa prite vota e pa prite diçka prej paraziteve ne komune”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“E kom refuzu per 9 vite sa ka qene ne pushtet kjo parti çdo oferte te tyre. E fundit ka qene nje jave para se Hashim Thaçi te zgjidhet president. Sikur t’kisha dashte me marre diçka prej “tortes”, lehte e kom pas dhe e kom hala. Ma shpesh dhe ma lehte e kom taku Hashim Thaçin sa ka qene kryeminister, sesa nje pergjegjes te rendomt ne degen e Prishtines (sot e pamundur). Ne fakt, dega ishte e mbyllur. Kjo tregon se keta njerez, kurre s’kane me i ofru diçka as vetes, le qytetarit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz