BallinaLajmeLufta në Ukrainë, kancelari gjerman Merz: Tani i takon Rusisë të ulet...

Lufta në Ukrainë, kancelari gjerman Merz: Tani i takon Rusisë të ulet në tryezën e bisedimeve

Të ngjajshme

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Pesë vite pa Cimën: Mesazhi prekës i Adelinës për babanë e saj

Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e...

Udhëheqësit perëndimorë kanë reaguar pas komenteve të Presidentit rus Vladimir Putinit mbi marrëveshjen e propozuar të paqes.

Sipas mediave të huaja, kancelari gjerman Friedrich Merz tha në një konferencë për shtyp në Berlin: “Tani i takon Rusisë të ulet në tryezën e negociatave”.

“Ukrainës i duhen forca të armatosura të forta dhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, tha Merz më tej.

Sipas Merz, kjo ushtri e fortë ukrainase, është garancia më e rëndësishme.

Plani i paqes SHBA-Rusi parashikonte një ushtri ukrainase me një numër të kufizuar prej 600,000 personash, ndërsa kundërpropozimet evropiane e vendosnin shifrën në kohë paqeje në 800,000 persona.

Ndërkohë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, thotë se ka një “energji të jashtëzakonshme të përtërirë” rreth procesit të paqes në Ukrainë, për të cilin ai ia atribuon përgjegjësinë Presidentit Donald Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz