BallinaLajmeÇmim i ri i energjisë elektrike nga janari i 2026?

Çmim i ri i energjisë elektrike nga janari i 2026?

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rryma për amvisëritë do të mbetet e subvencionuar edhe në vitin 2026, por njëkohësisht hap mundësinë për një rritje të vogël të çmimit nga janari, pas tenderit të ri për furnizim me energji elektrike për tregun e rregulluar. Kjo e rikthen frikën te qytetarët sa do të mund t’i përballojnë buxhetet familjare nëse çmimi i rrymës i afrohet atij të tregut, transmeton Racin.

Çfarë çmimi ka kërkuar prodhuesi shtetëror EMV në tenderin vjetor do të dihet vetëm pas përfundimit të gjithë procedurës. Kështu ka vendosur Qeveria në një seancë të mbyllur, pa e zbuluar çmimin e ofruar, por me garanci se modeli i subvencionimit mbetet. Kryeministri Hristijan Mickoski siguroi se, pavarësisht çmimit të tenderit, shteti do të ndërhyjë për të mos e cenuar standardin e amvisërive në tregun e rregulluar.

Aktualisht, çmimi tregtar i energjisë elektrike është rreth 100 euro për megavat/orë, ndërsa EMV e shet rrymën për amvisëritë me 62 euro për megavat/orë. Kjo diferencë mes çmimit tregtar dhe atij rregullator deri tani është mbuluar me subvencione nga buxheti. Tenderi i ri vjetor, i shpallur për herë të parë për gjithë vitin kalendarik, do të tregojë nëse prodhuesi shtetëror mund të ofrojë çmim që mbetet brenda këtyre kufijve apo do të kërkojë korrigjimin e tarifës përfundimtare.

Sipas informacioneve, sot EMV duhet ta dorëzojë ofertën e saj në tenderin e EVN Home për nevojat e amvisërive për vitin 2026. Thirrja vlen për të gjithë vitin e ardhshëm, me mundësi korrigjimesh nëse këtë e kërkojnë kushtet e tregut. Paralelisht, deri në fund të muajit, Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të përcaktojë çmimet e reja për transmetimin dhe distribuimin, por nga aty njoftojnë se për momentin nuk priten ndryshime të mëdha në kostot e rrjetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz