BallinaLajmeMaqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë...

Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij

Të ngjajshme

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar për ish-ushtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qëndruar atje ilegalisht.

Për këtë rast, Maqedonci, ka thënë se ka ndodhur para pesë muajve, dhe se, rastin e kanë adresuar menjëherë pasi që janë informuar te autoritetet e SHBA’ve, dhe në ambasadën e Kosovës në SHBA.

‘’Sa i përket rastit të dy pjesëtarëve të FSK’së, së pari ky rasti që ka qëndruar dhe vazhdon që qëndrojë ai pjesëtari në SHBA, ka ndodhur diku para pesë muajve pra nuk është brenda 3 muajve, është rast i izoluar normalisht. Rast që nuk ndodh vetëm te ne, ndodh në shumë vende të cilat kanë lëvizje të ushtarakëve në shtete të ndryshme. Ne kemi pas një kontingjent prej më shumë se 130 pjesëtarëve të FSK’së në SHBA, dhe këtë rastin e izoluar ku një pjesëtar i yni ka qëndruar atje, ne e kemi adresuar menjëherë pasi që jemi informuar te autoritetet e SHBA’ve, dhe në ambasadën tonë në SHBA’’, ka thënë ai.

Maqedonci ka bërë të ditur edhe se ushtari është larguar menjëherë nga FSK dhe se kanë vendosur kontakte me SHBA’të për kthimin e tij në Kosovë.

‘’Normalisht ai është larguar menjëherë nga FSK, kemi vendosur kontakte me autoritetet në SHBA për kthimin në Kosovë. Në rastin më të mirë, ai asnjëherë nuk mund të arrijë të legjitimojë qëndrimin e tij në SHBA’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz