BallinaLajmeKurti thotë se Kosova nuk ka krizë ekonomike e as financiare: Ka...

Kurti thotë se Kosova nuk ka krizë ekonomike e as financiare: Ka krizë legale procedurale nga bllokimet e opozitës

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar një panel të Gjykatës Kushtetuese...

Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës

Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës. Në stadiumin ”St....

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi u konfirmua kandidat për kryeministër nga delegatët e partisë, deklaroi se zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë ardhur “pa dëshirën” e tij dhe të Lëvizjes.

Ai tha se partitë tjera politike kanë refuzuar çdo mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen, raporton lajmi.net

“Pa dëshirën time dhe pa vullnetin e Lëvizjes sonë, por si pasojë e refuzimit nga subjektet tjera për të pasur çfarëdo bashkëpunimi me neve. Asnjë nga to nuk po arrin ta pranojë realitetin, e sidomos disa prej tyre të cilave iu ofruam bashkëpunim. Së pari më refuzuan mua, pastaj edhe Glauk Konjufcën – të dyja herët të gjithë votuan bashkë kundër qeverisë së Vetëvendosjes.” – tha Kurti.

Kurti shtoi se vendi nuk po përballet me probleme ekonomike apo buxhetore, por me një krizë të shkaktuar, sipas tij, nga bllokimet politike.

“Kosova nuk ka krizë ekonomike, nuk ka krizë financiare, nuk ka krizë buxhetore. Mirëpo ka krizë legale procedurale nga bllokimet e opozitës, e cila po synon që këtë ta shndërrojë në krizë sociale.” – u shpreh ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz