BallinaLajmeIFJ thirrje Qeverisë së Kosovës: Lironi fondet e parapara për RTK-në

IFJ thirrje Qeverisë së Kosovës: Lironi fondet e parapara për RTK-në

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Radiotelevizionin e Kosovës, ku rreth 700 punonjës kanë mbetur pa paga për dy muaj rresht. Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-së, Anthony Bellanger, ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria e Kosovës dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“700 punonjës të RTK-së kanë kaluar dy muaj pa paga. Kjo është e papranueshme. Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe qeveria duhet të veprojnë urgjentisht për të siguruar që RTK të marrë buxhetin e saj. Ne qëndrojmë fort me kolegët tanë të RTK-së, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, dhe grevën e tyre të drejtë”, ka deklaruar Bellanger.

IFJ i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të lirojë fondet e parapara për transmetuesin publik, në mënyrë që punonjësve t’u mundësohet marrja e pagave dhe RTK të vazhdojë funksionimin normal.

Reagimi vjen në kohën kur Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ndodhet në grevë të vazhdueshme, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme nga institucionet./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz