Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar sot se me vendim të Kryesisë ka marrë përsipër të udhëheqë fushatën zgjedhore të kësaj partie si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Krasniqi tha se zgjedhjet e ardhshme përfaqësojnë një mundësi për t’i rikthyer vendit “normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin”, duke theksuar se PDK hyn në këtë proces “më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton”, raporton lajmi.net
Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet, pas shtatë mandateve në Kuvendin e Kosovës.
“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore”, shkroi ai.
Postimi i plotë: