Analisti politik, Agon Maliqi ka reaguar pas raportimeve se do të aderoj në LDK, dhe se do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se “nuk e ka në plan” të bëj një gjë të tillë.
“Për aq sa dikujt i interesojnë sqarimet: i kam mbi supe disa angazhime afatgjata në rrafshin rajonal e ndërkombëtar, që edhe janë publike, e ku ndihem edhe profesionalisht i përmbushur, e edhe i dobishëm për kauzat në të cilat besoj, e për të cilat shprehem çdo ditë. Them se ky lloj angazhimi është më i dobishëm se ai në parti politike, jo pse angazhimi politik është i keq dhe i padobishëm – përkundrazi – por edhe sepse gjithkush duhet të jetë i vetëdijshëm për anët e tija të forta dhe të dobëta, pra se ku mund të prodhojë më shumë rezultate. E unë jam i vetëdijshëm se për nga natyra edhe nuk jam fort lloj i njeriut që siguron vota dhe i prerë për atë punë”, ka thënë Maliqi.
Ai ka thënë se shpesh takohet me liderë e zyrtarë të partive ish-opozitare, ku thotë se ka shumë miq, e një ndër ta, Lumir Abdixhikun thotë se e njeh nga koha e tij në shoqëri civile, dhe se e ka takuar.
Maliqi ka thënë se i takon ata kurdo që beson se janë pjesë e zgjidhjes, dhe jo pjesë e problemit, në “tejkalimin e theqafjes politike të Kosovës”, ndërsa thotë se takimet me ta do t’i vazhdon edhe në të ardhmën “sa herë që vlerësojnë se mendimi im mund të ketë vlerë”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: