back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotë“Do të dërgojmë më shumë raketa mbrojtëse në Ukrainë”, Starmer përforcon mbështetjen...

“Do të dërgojmë më shumë raketa mbrojtëse në Ukrainë”, Starmer përforcon mbështetjen për ukrainasit pas planit të paqes

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi në një videokonferencë me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, se Britania e Madhe do të dërgojë më shumë raketa mbrojtëse ajrore në Ukrainë në javët e ardhshme.

Njoftimi i Starmer vjen ndërsa Ukraina deklaroi mbështetjen e saj për një marrëveshje paqeje me Rusinë, ndërsa vuri në dukje se çështjet e ndjeshme duhet të zgjidhen në takimin midis Presidentit Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se ende ka “disa çështje të ndjeshme, por jo të pakapërcyeshme” të pazgjidhura në kuadrin e paqes që po zhvillohet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se këto detaje kërkojnë bisedime të mëtejshme midis Kievit, Moskës dhe Uashingtonit.

“Gjatë javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim mbresëlënës drejt një marrëveshjeje paqeje, duke i sjellë Ukrainën dhe Rusinë në të njëjtën tryezë bisedimesh. Ka disa detaje të ndjeshme, por jo të pakapërcyeshme, që duhen zgjidhur dhe do të kërkojnë bisedime të mëtejshme midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Levitt në rrjetin e saj X.

Të Fundit

Sport

ShowBiz