BallinaLajmeKushtetuesja ende duke trajtuar lëndën që lidhet me konstituimin e Kuvendit, Hargreves...

Kushtetuesja ende duke trajtuar lëndën që lidhet me konstituimin e Kuvendit, Hargreves shkon për takim te kryetari – detaje

Të ngjajshme

VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin...

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi...

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Gërvalla: Drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale, përgjegjësi për kriminelët serbë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë...

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me Presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit që prekin institucionet shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se në takim është folur për stabilitetin institucional dhe nevojën që të rikthehet shpejt qeverisja stabile.

“Sot u takova me Presidentin e Gjykatës Kushtetuese Nexhmi Rexhepi. Diskutuam zhvillimet e fundit që prekin institucionet e Kosovës. Shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit partitë politike dhe deputetët do të veprojnë në frymën e Kushtetutës, në mënyrë që të rikthehet shpejt qeverisja stabile dhe funksionale”, ka thënë ai.

Hargreaves ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e stabilitetit politik në vend, sidomos në periudha tranzicioni, duke kërkuar përgjegjësi dhe veprim të shpejtë institucional nga të gjitha palët politike.

Në Kushtetuese po trajtohet lënda e nënkrytarit nga radhët e komunitetit serb.

/Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz