BallinaLajmeNesër mund të ketë riga shiu, nga e enjtja pritet të bie...

Nesër mund të ketë riga shiu, nga e enjtja pritet të bie edhe borë

Të ngjajshme

Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon pamje nga patrullimi i sotëm

Ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Floridas, kanë kryer...

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të jetë në tri ditët në vazhdim.

Ai ka thënë se të mërkurën vendi do të ndodhet nën ndikimin e fushave të presionit në rënie, duke favorizuar zhvillim të vranësirave të dendura.

“Parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu. Parametrat termikë do të mbesin relativisht stabilë, ndërsa fusha barike do të shënojë rënie graduale. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–9m/s. Temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet -1°C deri 7°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë vlera prej 8°C deri 11°C. Të mërkurën priten vlerat më të larta termike të javës, ndërsa ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thënë se nga e enjtja deri të shtunën, parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje.

“Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore. Si rrjedhojë, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtëra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së së enjtes dhe të premtes, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës”, ka thënë Aliu. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz