BallinaLajmePritja për 113 vjetorin e pavarësisë, si reagon Kurti kur intonohen himnet...

Pritja për 113 vjetorin e pavarësisë, si reagon Kurti kur intonohen himnet e Shqipërisë dhe Kosovës

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka publikuar një video nga pritja e organizuar dje për Festën e Flamurit. Ai tha se në këtë pritje është nderuar himni i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

“Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për Festën e Pavarësisë, u nderuan me solemnitet Himni Kombëtar i Republikës së Shqipërisë 🇦🇱dhe Himni i Republikës së Kosovës.”

Malaj shtoi se shpirti shqiptar mbetet i pandarë.

“Ky moment i veçantë, i mbushur me emocione dhe krenari kombëtare, rikujtoi edhe një herë se, përtej çdo vije të vizatuar nga historia, shpirti shqiptar mbetet i pandarë. Dy himne, dy shtete, një histori, një zemër e madhe kombëtare. Nderimi i dy himneve u kthye në një çast reflektimi mbi sakrificën, lirinë dhe vëllazërinë që bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, një lidhje që ushqehet nga kujtesa, respekti dhe aspirata e përbashkët europiane.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz