BallinaSportCortouis nuk do të udhëtojë me Realin, shqetësime për Alonson

Cortouis nuk do të udhëtojë me Realin, shqetësime për Alonson

Të ngjajshme

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Espanyolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Portieri i Real Madridit, Courtois u largua nga kompleksi stërvitor i Valdebebas para seancës së sotme dhe do të humbasë ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Olympiacos.

Portieri vuan nga gastroenteriti , i cili e ka penguar atë të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së radhës evropiane dhe e përjashton atë nga ndeshja në Athinë.

Në një moment kritik, Xabi humbet portierin e tij numër një.

“Pas ekzaminimit të kryer sot te lojtari ynë Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një infeksion viral gastrointestinal . Ai nuk do të jetë i disponueshëm për udhëtimin në Athinë. Gjendja e tij do të monitorohet”, thuhej në deklaratë në lidhje me problemin e portierit belg.

Portieri belg i bashkohet mungesave të konfirmuara të Carvajal, Militao dhe Alaba. Huijsen poashtu është në pritje të rezultateve të analizave.

Courtois kishte luajtur çdo ndeshje këtë sezon deri më tani. Ndeshja kundër Olympiakos do të jetë e para që ai do të mungojë pas tre muajsh garash dhe do të shënonte debutimin e Lunin këtë sezon./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz