BallinaLajmePërfundon protesta për sot, nesër pritet përsëri të vazhdojë nëse nuk ka...

Përfundon protesta për sot, nesër pritet përsëri të vazhdojë nëse nuk ka zgjidhje

Të ngjajshme

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun...

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

Protesta e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë ka përfunduar për sot, por ata paralajmërojnë se do të rikthehen nesër nëse situata me pagat e papaguara nuk zgjidhet.

Punëtorët protestuan sot para Komunës së Prishtinës, ku zbarkuan me autobusët e linjave duke shprehur pakënaqësinë e tyre në një formë të ndryshme nga dita e djeshme. Ata njoftuan se me autobusët do të qarkullojnë edhe nëpër qendër të kryeqytetit për të bërë më të dukshëm reagimin e tyre.

Një ditë më parë, protestuesve iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili akuzoi Qeverinë për bllokim të buxhetit dhe “sabotazh” ndaj Komunës.

Në mungesë të zgjidhjes, punëtorët theksojnë se protestat do të vazhdojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz