BallinaLajmeEdhe Vushtrria pa fonde – shkyçet ndriçimi publik, reagon Ferit Idrizi

Edhe Vushtrria pa fonde – shkyçet ndriçimi publik, reagon Ferit Idrizi

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me shkyçjen e ndriçimi publik,  si pasojë e mungesës së mjeteve.

Ai tha se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për normalizimin e gjendjes, ku siç u shpreh, për këtë arsye është thirrur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

“Ditëve të fundit jemi përballur me shkyçje të ndriçimit publik nga ana e KEDS-it, si pasojë e mungesës së mjeteve për pagesën e faturave të energjisë. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku vetëm për vitin 2025, Komunës së Vushtrrisë i janë marrë mbi 3.5 milion euro, ose mbi 50% të buxhetit vjetor për investime kapitale”.

“Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për normalizimin e gjendjes. Për këtë arsye kemi thirrur edhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të destinohet për pagesën e faturave të energjisë së ndriçimit publik”, ka shkruar Idrizi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz