BallinaLajmeKomandanti i KFOR-it takoi delegacionin e Kongresit të SHBA-së – Diskutojnë për...

Komandanti i KFOR-it takoi delegacionin e Kongresit të SHBA-së – Diskutojnë për situatën e sigurisë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sot u takua me një delegacion të Kongresit të SHBA-së, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Turner shoqërohej me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

“Gjeneralmajor Ulutaş bëri një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në një siguri të qëndrueshme në gjithë Kosovën. Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të SHBA-së për misionin e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal”, njofton KFOR.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe me paanshmëri.

KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz